Vajzat e Mitrovicës janë treguar më të shkathëta se sa ato të EP Hajvalisë. Klubi nga qyteti nga kalon Ibri është fitues i Kupës së Kosovës në futboll.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është mbyllur me rezultat 2-1.
Edona Kryeziut ka kaluar në epërsi mitrovicaset qysh minutën e 10-të të ndeshjes.
Pas tre minutash Qëndresa Krasniqi e ka barazuar rezultatin.
Me këtë rezultat skuadrat edhe kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutash.
Fitorja e Mitrovicës ka ardhur në pjesën e dytë. Ka qenë Donjeta Halilaj, e cila në minutën e 79-të ka realizuar për rezultatin përfundimtar 2:1./rtk