Pas gjetjes së trupit të sulmuesit argjentinas, klubi francez ka bërë një gjest madhështor.
Bota e futbollit po mbanë zi për vdekjen e hershme të Emiliano Sala, i cili është gjetur i pajetë në thellësinë e detit, brenda aeroplanit me të cilin po udhëtonte nga Franca drejt Uellsit.
Sala që kishte lënë Nantes për Cardiff Cityn, por që nuk arriti të luante asnjëherë me skuadrën nga Premier Liga, ishte i vetëm në aeroplan me pilotin, por të dy nuk kanë mundur të mbijetojnë, pas rrëzimit të aeroplanit në det.
Për ta nderuar kontributin që Sala ka dhënë për klubin, Nantes ka njoftuar sot se fanella me numrin 9 të cilin ai e kishte bartur do të hiqet nga përdorimi.
Sala ka luajtur me Nantes që nga viti 2015 dhe ka qenë një prej lojtarëve të preferuar të tifozërisë së këtij klubi, të cilët po ashtu kishin bërë kërkesë që fanella me numrin 9 të pensionohet.