Connect with us

SPORT

Premier League dhe La Liga vazhdojnë sonte me disa duele interesante

Published

on

Dy ligat e mëdha evropiane, Premier League dhe La Liga vazhdojnë sonte me disa duele interesante.

Elita angleze vjen me tri ndeshjet e fundit të javës së 33-të. Padyshim se kryendeshja luhet mes Tottehamit dhe Manchester United, duel ky që pritet të sjellë një ndeshje të zjarrtë, jo vetëm për shkak të rivalitetit mes këtyre dy ekipeve, por edhe për rëndësinë e pikëve nga kjo sfidë.

Ndeshja Tottenham-Man United fillon në orën 21:15. Ndërkaq, në dy ndeshjet tjera do të përballen Everton-Newcastle United dhe Southampton-Bournemouth.

Edhe La Liga vjen me tri ndeshjet e javës së 32-të, ku ballafaqohen Valencia-Real Valladolid, Villareal-Espanyol dhe Athletic Bilbao-Sevilla./rtk

Premier League

Sonte takohen:

20:45, Everton-Newcastle United

20:45, Southamton- Bournemouth

21:15, Tottenham-Man United

La Liga

Sonte takohen:

19:30,Valencia-Real Valladolid

19:30, Villareal-Espanyol

22:00, Athletic Bilbao-Sevilla

Continue Reading