Connect with us

SPORT

Shaqiri, Xhaka dhe Zeqiri në listën e Zvicrës për ndeshjet e qershorit

Published

on

Zvicra ka zbardhur listën  lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit qershor të vlefshme për kualifikimet e Kampionatin Evropian 2024.

Në listën prej 24 futbollistëve të ftuar, përzgjedhësi Murat Yakin ka ftuar edhe tre futbollistë shqiptarë.

Mesfushori Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri janë listën e skuadrës helvete për dy ndeshjet e muajit qershor.

Zvicra që është në Grupin I së bashku me Kosovën, më 16 qershor luan në udhëtim te Andorra. Tri ditë më vonë “helvetikët” luajnë para shikuesve të tyre kundër Rumanisë./rtk/