Connect with us

SPORT

Vazhdojnë kërkimet për futbollistin argjentinas

Published

on

Futbollisti argjentinas, Emiliano Sala dyshohet se ishte në aeroplanin e vogël i cili u zhduk mbrëmë në kanalin anglez.

Policia e Guernsey ka publikuar një fotografi nga bordi i shpëtimit pasi vazhdon të kërkojë ujërat e Kanalit Anglez.

Sipas tyre, miliona kilometra katrorë janë kontrolluar tashmë, por ende nuk ka asgjë gjurmë nga mjeti fluturues me të cilin udhëtonte Sala.

Së bashku me francezin, në bord ishin edhe dy persona të tjerë. Mjeti fluturues kishte si destinacion Uellsin, aty ku Sala do të bashkohej me skuadrën e tij të re, Cardiff City. Skuadra uellsiane kishte shpenzuar plot 15 milion euro për të pasur shërbimet e tij nga Nantes, por duket se ky operacion do mbyllet me lot.

 

 

Continue Reading