Janë shtyrë të gjitha ndeshjet e sotme të javës së 27 të Serie A italiane si shkak i vdekjes së italianit, Davide Astori.
Për shkak të kësaj tragjedie, Federata Italiane ka njoftuar se janë shtyrë të gjitha ndeshjet e ditës së sotme.
Mbrojtësi i njohur italian, Davide Astori ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së diel në hotelin ku po qëndronte. Ende nuk dihen shkaktarët e vdekjes së tij.