Ekipi i Golden Eagle Yllit do të udhëtojë sonte drejt Izraelit, atje ku do të zhvillojë ndeshjen e katërt në FIBA Europe Cup.
Kampionët e Kosovës do të luajnë kundër Hapoel Galil Elionit. Kjo do të jetë ndeshja e katërt në Grupin A.
Këto dy skuadra ishin takuar mes vete edhe më 12 tetor, me skuadrën nga elita e basketbollit të Izraelit që kishte shënuar fitore me rezultatin 76:93. Ndeshja ishte zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Nga tri ndeshjet e para, skuadra nga Suhareka ka regjistruar dy humbje dhe një fitore, kurse skuadra izraelite ka dy fitore dhe një humbje.
Ndeshja mes Yllit dhe Hapoel Galil Elionit do të zhvillohet të mërkurën, nga ora 16:30, në “Pais Arena” të Jerusalemit./Teleskopi.info