Connect with us

SPORT

Zidane deklarohet publikisht për Paul Pogban

Published

on

Zinedine Zidane është shfaqur në konferencë para ndeshjes që Real Madrid e zhvillon ndaj Huescas. Trajneri francez ka folur për situatën në skuadër dhe planet për të ardhmen.

“Njerëzit mund të thonë dhe të shkruajnë çfarë të dëshirojnë. Ajo që mund të them unë tani është se kemi edhe 10 ndeshje deri në fund dhe do të tentojmë të japim më të mirën.

 

 

Nuk kam plan aktualisht të largoj asnjë futbollist. Pasi të përfundojë sezoni ne do të ulemi dhe do t’i diskutojmë të gjitha. Askush nuk do të qëndroj këtu me zor, por as ne nuk do të humbasim lojtarët tonë të rëndësishëm” ka thënë Zizu.

I pyetur për shkrimet në media rreth blerjes së mundshme të Pogbas, trajneri francez ka qenë i matur në deklaratë.

“Më pëlqen shumë Pogba dhe nuk është një risi. E njoh personalisht, i di cilësitë e tij dhe secili do ta donte në skuadër. Por, ai nuk është lojtari im. Pogba luan te United dhe unë e respektoj këtë” ka thënë Zidane

Continue Reading