Që të gjithë kemi disa lloj zakonesh, të cilat mund të na kushtojnë por vështirë se heqim dorë nga to.
Disa nga zakonet e mëngjesit, sipas ekspertëve, mund të jenë përgjegjës për shtimin e peshës.
Më poshtë gjeni zakonet e mëngjesit që po bëjnë që ju të fitoni peshë në mënyrë të pakontrolluar:
Të ndërruarit e rrobave në errësirë
Sapo të ngrihesh nga shtrati, juve iu duhet t’i hapni dritaret dhe të lini dritën e diellit të depërtojë në dhomë. Një studim zbuloi se njerëzit që fusin dritën e diellit në dhomën e tyre në mëngjes kanë BMI më të ulët.
Shmangia e peshoreve
Sipas një studimi një-vjeçar, sa më gjatë që presim për të matur peshën, aq më shumë kemi tendenca për ta shtuar atë.
Shumë kafe dhe pothuajse fare ujë
Pirja e një filxhani të madh kafeje në mëngjes, pa përcjelljen e ujit mund të shkaktojë shtim të rëndë në peshë. Uji në thelb nxit metabolizmin tonë dhe e mban trupin dhe vëmendjen e trurit.