Connect with us

KULTURË

Dua Lipa bëhet artistja e parë femër që arrin një tjetër rekord në Spotify

Published

on

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër emrat më të njohur dhe më të suksesshëm të muzikës në botë.

Sukseset e saj shtohen çdo ditë e më shumë dhe një të tillë e ka arritur edhe së fundmi me albumin “Future Nostalgia”.

Albumi “Future Nostalgia (The Moonlight Edition)” ka tejkaluar 10.5 miliardë transmetime në Spotify.

Kjo e bën albumin e parë të një artisteje femër që më së shpejti ka arritur këtë rekord.

Kjo gjithashtu e bën Duan këngëtaren e parë femër që ka dy albume të arrijnë këtë moment historik në karrierën e saj.