Ka kaq shumë njerëz që duken aq të rinj sa që është e vështirë ta qëllosh se sa vjeçar janë.
Në një mënyrë të çuditshme, ata arrijnë të duken madje edhe 10 vjet më të rinj se sa që aktualisht janë.
Shumica prej tyre janë personazhe të njohura publike dhe shumë të famshme, por në fakt ka edhe shumë njerëz të zakonshëm që pamja e tyre rinore i ka shndërruar në yje të rrjeteve sociale.
Më poshtë po ju sjellim fotografitë e disa prej grave për të cilat duket se ka koha ka ndaluar 20 vjet më parë, transmeton Klan Kosova.
Secila prej tyre e ka rrëfimin e saj se cili është ‘sekreti i rinisë’ – mbani shënime, jemi të sigurt se ndoshta në një artikull të radhës mund t’iu kemi personazh
Lure Hsu, 43 vjeçare
43 vjeçarja Lure Hsu, një dizajnere nga Taiwan, e ka pushtuar Instagramin me pamjen e saj si tinejxhere.
Hsu nuk e konsumon mishin derisa i pëlqen perimet dhe frutat. Ajo e pëlqen shumë sportin dhe asnjëherë nuk del nga shtëpia pa vendosur krem mbrojtës kundër diellit.
Ajo rekomandon që kremat hidratuese të zgjidhen me kujdes për t’i parandaluar rrudhat.
Dominique Sachse, 51 vjeçare
Prezantuesja amerikane Dominique Sachse ka prodhuar disa spektakle televizive, ka fituar dy çmime Emmy, ka krijuar Health Fitness Revolution dhe është bërë një blogere shumë e njohur.
51 vjeçarja mendon që për ta pasë një lëkurë rinore dhe të shëndetshme duhet të konsumohet ushqim i shëndetshëm dhe të merremi me sportin.
Por, sipas saj, gjëja kryesore është ta kuptosh se je e mrekullueshme.
Marina De’Boshir, 54 vjeçare
Marina është 54 vjeçare dhe duket mrekullueshëm. Ajo e pranon se i kushton shumë kohë përkujdesjes për veten, por rezultatet pa dyshim se ia vlejnë.
Cili është sekreti i rinisë së saj? Pa dyshim se regjimi i saj ushqimor luan një rol të rëndësishëm.
Marina ka thënë se ushtrimet që ajo i bën për fytyrën e ndihmojnë atë jashtëzakonisht shumë.
Carelia Morán, 48 vjeçare
Carelia Moran është një blogere e re, por revistat e famshme si “Elle” dhe “Marie Claire Spain” janë tashmë të interesuara për të.
Ajo punon, merret shumë me sport, e shëtit qenin dhe e ka blogun e saj që është diçka që ajo gjithmonë e ka ëndërruar.
Liu Yelin, 50 vjeçare
Ish-bibliotekistja, Liu Yelin nga Kina, ka një stil të shëndetshëm të jetës dhe i pëlqen të notojë gjatë dimrit.
Ajo duket jashtëzakonisht e re, aq sa për djalin e saj është e vështirë të gjejë një të dashur – pothuajse të gjithë mendojnë se Liu është e dashura e tij dhe jo nëna.
Elizabeth Hurley, 53 vjeçare
Duket mrekullueshëm, por Elizabeth Hurley është 53 vjeçare.
Aktorja, modelja dhe nëna e një djali 17 vjeçar nuk ndjek ndonjë dietë strikte, por e ndjek një regjim të balancuar të ushqimit në konsumimin e mishit.
Hurley kalon shumë kohë në natyrë dhe ushtron çdo ditë.
Angelique Miles, 52 vjeçare
Angelique Miles është 52 vjeçare. Ajo e ka zbuluar CrossFit pas moshës 40 vjeçare, që tash është hobi i saj i preferuar.
Ajo punon shumë derisa gjatë kohës së lirë bën ushtrime të ndryshme. Angelique nuk konsumon sheqer dhe produktet e qumështit.
Liz Webster, 51 vjeçare
51 vjeçarja Liz Webster është nënë e tri fëmijëve dhe fituese e medaljes së argjendtë për bodybuilding në vitin 2014.
Ajo ndjek një stil të shëndetshëm të jetës dhe ushtron çdo ditë në palestër.
Liz mendon se sportet, një dietë e balancuar ushqimore dhe përdorimi i duhur i shtesave ushqimore e bëjnë atë që të duket si 20 vjeçare.
Folake Huntoon, 42 vjeçare
42 vjeçarja Folake Huntoon është nënë e tre fëmijëve dhe një stiliste e njohur.
“StylePantry” është projekti i saj më i ri në rrjetet sociale që i kushtohet stilit dhe modës.
Folake kalon shumë kohë me familjen e saj, preferon ushqimet e shëndetshme, punon shumë dhe thjesht e shijon jetën e saj.