Duket se përfundimisht është e vulosur lidhja e dashurisë mes Loredanës dhe futbollistit Borussia Dortmundit Karim Adeyemi.
Loredana ka publikuar disa fotografi krah futbollistit.
Ata ishin të përfolur gjatë ditëve të kaluara, por këngëtarja i ka dhënë fund spekulimeve.
“Faleminderit zot”, ka shkruar ajo në Instagram.
Loredana ishte përfolur po ashtu edhe për një rikthim të mundshëm edhe me ish-burrin e saj, Mozzik, me të cilin kanë edhe një vajzë, Hanën.