Connect with us

STILI

Ngjyra vjollcë e mhnitshme dhe inspiruese

Published

on

Ngjyra vjollcë magjike krijohet me kombinimin e ngjyrës së kaltër të qetë dhe të ngjyrës së kuqe emotive. Syri i njeriut më së vështiri e dallon pikërisht ngjyrën vjollcë. Në natyrë e hasim mjaft rrallë, andaj të shumtë janë ata që e konsiderojnë ngjyrë artificiale.

Dikur ka qenë tepër e vështirë, e njëkohësisht edhe e shtrenjtë, të krijohen tonet vjollcë, dhe kjo ia ka dhënë notën e ekskluzivitetit dhe individualitetit. Emrin e ka marrë nga emri latin i kërmillit të detit – Purpurit, nga jarga e të cilit dikur është fituar.

Madje 75% e tinejxherëve deklarojnë se vjollca është ngjyra e tyre e preferuar. Vlen të theksohet se kjo ka qenë ngjyra më e dashur e mbretëreshës egjiptase Kleopatrës. Ka shërbyer si inspirim për kompozitorin e njohur Rihard Vagnerin i cili, operat e veta i kompononte në dhomën ngjyrë vjollcë. Sot ajo konsiderohet ngjyrë masonike dhe mbretërore që simbolizon prestigjin, forcën, ambicien, pasurinë dhe ekstravagancën. Ngjyra vjollcë lidhet edhe me urtësinë, dinjitetin, kreativitetin, magjinë dhe misteriozitetin. Është e lidhur ngusht me spiritualizmin, andaj rekomandohet që hapësira për meditim të jetë pikërisht me tone vjollcë.

Psikologjia e ngjyrave pohon se vjollca ndikon tepër pozitivisht në zhvillimin e imagjinatës tek fëmijët që nga mosha më e re, dhe për këtë arsye përdoret shpesh me rastin e dekorimit të dhomave të fëmijëve dhe te produktet për fëmijë përgjithësisht.

Ngjyra vjollcë është unike edhe për diçka tjetër: si asnjë ngjyrë tjetër ajo mund të jetë e ftohtë ose e ngrohtë, varësisht nga prania ngjyrës së kaltër dhe të kuqe në të. Kjo ngjyrë interesante mund të jetë edhe instensive dhe vibruese apo pasteline dhe neutrale, gjë që do të thotë se me të mund të krijoni efekte të ndryshme në enterier. Një ambient më spirituoz e më të qetë ose më të ngrohtë dhe më energjik mund ta krijoni me kombinimin e toneve vjollcë. Dhe në fund, nuancat vjollcë mund të përshtaten në mënyrë të ndërsjellë. Për shkak të këtyre veçorive këtë ngjyrë e duan shumë disajnerë dhe sitilistë të hapësirës.

Rregullat e pashkruara për muret ngjyrë vjollcë

Ngjyra vjollcë është zgjedhje përkatëse për të gjitha hapësirat, nga dhoma e fjetjes, dhoma e ditës e deri te banjoja dhe mjedisi biznesor. Sipas Feng Shui-t ngjyra vjollcë posedon energji të fortë andaj do duhej të shfrytëzohej në mënyrë të dozuar, veçanërisht tonet e plota të saj.

Njëra prej rregullave të pashkruara për ngjyrën vjollcë në sipërfaqet e mureve është ai që vlen edhe për tonet e arta – sasia e tepërt e kësaj ngjyre dëshmon për mungesën e shijes dhe praninë e kiçit. Prandaj është e nevojshme të këshilloheni dhe punën t’ua besoni profesionistëve me përvojë. Nëse nuk dëshironi të gaboni me ngjyrën vjollcë, atëherë përdoreni për t’i vënë në pah dhe theksuar detajet. Kjo assesi nuk do të thotë se tërë hapësirën nuk mund ta ngjyrosni me vjollcë si ngjyrën mbizotëruese. Mirëpo, në këtë rast do duhej të përcaktoheni për forma më të zbehta, siç janë ngjyra e jorgovanit dhe e zymbylit. Nuancat e pasura të ngjyrës vjollcë, siç janë ngjyra e rrushit dhe e kumbullës, është më së miri të përdoren për ngjyrosjen e një muri. Banjoja ëshët hapësira ideale për lozjen kreative me të gjitha nuyncat e ngjyrës vjollcë, andaj mund t’i kombinoni tonet e ndritshme me tonet e saj intenive.

Efekti elegant dhe luksoz arrihet me kombinimin e vjollcës me ngjyrën e zezë, ndërkaq pamja e plotë luksoze arrihet me të kuqen energjike. Ngjyra e bardhë satene me nuanca të ndritshme të ngjyrës vjollcë është një kombinim i shkëlqyer  për stilizimin e dhomës së vajzave të vogla. Një pamje të ngrohtë dhe të butë, si asocim i parimit femëror, e ofron enterieri i dekoruar me tone vjollcë duke ia shtuar tonet e buta të gjelbra dhe rozë.

Edhe një fakt e bën ktë ngjyrë tepër interesante. Ngjyra vjollcë dhe e verdhë reciprokisht humben, përkatësisht neutralizohen. Nëse përzjehen fitohet ngjyra neutrale, e bardhë e ndritshme. Provojeni.

Ju propozojmë që të provoni edhe diçka tjetër.
Nëse në hapësirën t’uaj e dëshironi ngjyrën mbretërore shikojini nuancat vjollcë Maxima dhe shfrytëzojeni aplikacionin tonë për dekorimin virtual të sipërfaqeve të mureve në hapësirat/dhomat e ndryshme. Teknologjia bashkëkohore jua ofron mundësinë që edhe me një uploadim të thjeshtë të pamjes së hapësirës të cilën doni ta stilizoni, të kombinoni tone të ndryshme nga paleta e gjërë e bojërave Maxima, derisa ta arrini kombinimin t’uaj fitues të purpurtë.

Continue Reading