Aksident në hyrje të Vushtrrisë, lëndohen 5 persona

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në hyrje të qytetit të Vushtrrisë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara 5 persona kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF Vushtrri. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policës së…