Connect with us

TEKNOLOGJI

Twitteri me miliarda të humbura, fillon valë e re e pushimeve nga puna

Published

on

Nuk ka kaluar as një muaj që kur Elon Musk bleu Twitter-in dhe problemet nga vendimet e tij po grumbullohen njëra mbi tjetrën, me kosto të rënda jo vetëm për kompaninë, por edhe për gjigantët e ekonomisë.

Nga njëra anë janë pushimet masive nga puna që kanë fshirë departamente të tëra, nga zhvilluesit tek njerëzit që bllokojnë përmbajtjen toksike.

Nga ana tjetër është fiasko me distinktivin blu të certifikuar të përdoruesit që lejoi shumë përdorues të imitonin industri të mëdha.

Por, më shqetësues është fakti që “anija” e Twitter po lundron pa busull.

Ditën e sotme Musk foli përmes një videoje lidhje në një samit biznesi në Bali, i cili po mbahet së bashku me samitin e G20 në ishullin indonezian.

“Ngarkesa ime e punës është rritur shumë kohët e fundit ,” tha ai, duke iu referuar blerjes prej 44 miliardë dollarësh të rrjetit social që përfundoi më 27 tetor.

“Dua të them që jam i zënë me shumë,” thotë ai.

I pyetur se si ndihet për të qenë manjat mediatik, ai u përgjigj se Twitter “është një rrjet, jo një media. “Por me siguri nuk mund t’i mbajë të gjithë të lumtur.”

10 ditë më parë u pushuan nga puna 3700 punëtorë me kohë të plotë, pothuajse gjysma e stafit të kompanisë. Dhe mbajtësit e kontratës e morën lajmin në të njëjtën mënyrë, ata zbuluan se qasja e tyre në rrjetin e korporatës ishte ndërprerë pa u thënë pse./Teleskopi.info

Continue Reading