Connect with us

KURIOZITETE

Disa arsye pse duhet t’i konsumoni dredhëzat

Published

on

Me ardhjen e ditëve të ngrohta ka filluar edhe sezoni i dredhëzave, që është e preferuara e shumë njerëzve shkaku i shijes së saj.

Pos shijes së mirë, sipas WebMD, ka shumë beneficione nga konsumimi i rregullt i tyre, përkatësisht, vitaminat, mineralet dhe antioksidantët në dredhëza mund të ofrojnë përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Për shembull, ato janë të pasura me vitaminë C, fibra dhe polifenole, përbërës antioksidues që mund të ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve të caktuara, transmeton Klankosova.tv.

Përveç kësaj, dredhëzat mund të ofrojnë përfitime të tjera shëndetësore si:

Ruajtja e shëndetit të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut

Forcimi i imunitetit

Reduktimi i rrezikut të kancerit dhe demencës

Ulja e nivelit të kolesterolit në gjak

Parandalimi i inflamacionit në trup.

Ruajtja e shëndetit të zorrëve.

Continue Reading