Connect with us

KURIOZITETE

Fansat e Kanye West hapin GoFundMe për ta bërë reperin sërish miliarder

Published

on

Fansat e Kanye “Ye” West u mblodhën në ndihmë të këngëtarit të hënën dhe krijuan një ‘GoFundMe’ për të ndihmuar reperin të rifitonte statusin e tij financiar.

Reperi, i cili është vënë nën kritika në javët e fundit pas një sërë shpërthimesh antisemite, ka qenë subjekt i disa ‘GoFundMe’ në një përpjekje për ta “bërë atë një miliarder përsëri”.

Një mbledhje fondesh tashmë u hoq nga faqja pasi fitoi vetëm pesë dollarë, megjithatë, disa të tjerë supozohet se mbetën akoma aktive.

Pasuria neto e reperit ka shkuar në rënie pasi ndërpreu marrëveshjen me Adidas.

“Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes”, tha marka në një deklaratë.

“Komentet dhe veprimet e fundit të Yes kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë”.

45-vjeçari ndërpreu bashkëpunimet edhe me marka të tjera si Balenciaga e shumë të tilla.

West pretendoi në Instagram se ai humbi gati dy miliardë dollarë në një ditë./Teleskopi.info

Continue Reading